Një majmun i vogël shkaktoi përleshje në Libi, ku ka të paktën 20 të vrarë

Të paktën 20 persona janë vrarë, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar në përleshjet e armatosura të dy grupeve të kundërshtuara në Libi, pasi një majmun i vogël – manar shtëpiak sulmuoi një nxënëse.

Përleshjet kanë shpërthyer në qytetin Subha, në pjesën jugore të këtij vendi në veri të Afrikës, në rajonin e Saharës.

Pas incidentit me majmunin, prindërit e vajzës së sulmuar kanë kërkuar hakmarrje,m pas çka janë vrarë tre të rinj, si dhe kafsha e vogël.

Menjëherë pas kësaj ndodhi përleshje e madhe mes dy grupeve të kundërshtuara, ku është përdorur armë e rëndë.

Në përleshjet janë përdorur madje edhe tanke, raketa dhe minahedhës, prej këtu raportuesit për mediat libiane dhe për agjencitë e huaja druajnë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të jetë edhe më i madh.

Libia gjendet në gjendje kaotike, pa pushtet qendror dhe kontroll të kufijve, që nga rrëzimi i ish liderit Muamer Gadafi  në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button