Kurtulmus: Të papranueshme deklaratat për kufizimin e ezanit në Jerusalem

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus sot në Ankara deklaroi se çdo deklaratë për ndalimin ose kufizimin në lidhje me thirrjen e ezanit në Jerusalem është e papranueshme.

Zv/kryeministri Kurtulmus po ashtu foli në lidhje me projektin për krijimin e qendrave të të dhënave në Turqi.

“Njëri nga hapat më të rëndësishëm të Turqisë do të jetë veçanërisht në fushën e internetit. Ky do të jetë hap kyç për Turqinë, pra, projekti për krijimin e qendrave të të dhënave në Turqi. Siç dihet, aktualisht të dhënat e Turqisë shkojnë jashtë vendit dhe prej aty kthehen prapa në Turqi. Afërsisht 70 përqind e të dhënave tona mblidhen në qendrat e të dhënave jashtë vendit dhe prej aty shpërndahen. Kjo është mangësi e madhe sa i përket sigurisë së të dhënave të Turqisë, të cilën duhet ta mënjanojmë shpejt. Për këtë arsye, do të përshpejtohet projekti për qendrat e të dhënave në Turqi, gjë që do ta rriste sigurinë e të dhënave në Turqi. Krahas sigurisë, kjo në të njëjtën kohë do të kontribuonte në ekonominë e Turqisë dhe infrastrukturën teknologjike të Turqisë sa i përket zhvillimit të programimit vendas, kombëtar. Po ashtu, e dime mirë se në kuadër të kësaj do të happen vende të reja të punës”, tha Kurtulmuş.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button