3 grupet e njerëzve shqetësues në rrjetet sociale, bëni pjesë në ndonjë prej tyre?

Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një botë më vete dhe janë bërë dora e djathtë e shumë njerëzve. Mirë apo keq, shumë prej nesh zgjohen duke marrë në dorë telefonin e duke bërë xhiro në profilet e miqëve virtualë.

Deri këtu, gjithçka mirë. Por, mos ka pasur raste kur postimet e “miqëve” ju kanë bërë të lodheni, të thoni “Prap kjo?”, “Na mërziti”, etj? Po, ka pasur! Madje disa prejt tyre iu ka kapur dëshira t’i fshini, në mos i keni fshirë me kohë, shkruan RevistaClass.

Kështu që kontrlloni mirë, mbase jeni edhe ju pjesë e një prej këtyre grupeve.

Z/Znj status: sa statuse mund të durojë faqja kryesore nga i njëjti person? Ju lutemi, jo më statuse çdo 15 minuta.

Të “sëmurë” pas lojërave: mund t’ju duket e pabesueshme, por ka edhe nga ata që nuk luajnë lojëra në Facebook. Kur e shikoni këtë, pse këmbëngulni duke dërguar ftesa? Jo, nuk të jap asnjë jetë në Candy Crush, flije mendjen!.

Sentimentalja: edhe ne dëgjojmë këngë romantike, edhe ne dashurohemi dhe ndahemi, por nuk është e thënë ta pasqyrojmë çdo ndjesi në Facebook, për ta marrë vesh të gjithë. Mabjeni dhimbjen dhe nervat larg jetës sociele. E njëjta gjë kërkohet edhe nga ata që janë të dashuruar. Nuk durohen gjithë ato hashtag me #loveyou, #missu etj…

Nëse nuk bëni pjesë në asnjë nga këto grupe, urime! Na thoni emrin t’ju bëjmë frinds në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button