Policia ka identifikuar personin e dyshuar për shpërthimin në Tetovë

Policia është duke kërkuar personin N.K 28 vjeçar, që është vërejtur nga tre të rinj, si kryerës i mundshëm i veprës së djeshme në lagjen e romëve pranë lumit Shkumbin, kur u aktivizua një mjetë shpërthyes.

Siç informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, personi që dyshohen për aktivizimin e mjetit shpërthyes N.K është në arrati.

Në vendin e ngjarjes, policia, prokurori publik dhe ekipi i MPB-së, për antiterrorizëm, kanë gjetur gjurmë gjaku, një krater me dimensione ët caktuara, pjesë metalike nga një mjet i panjohur shpërthyes. Pas kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit N.K, është gjetur një predhë për minahedhës.

Zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski, thotë se gjithçka që është gjetur do të dërgohet për  ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Back to top button