KSHZ: Për shkak të numrit të pamjaftueshëm nuk do të votohet në tetë qytete në diasporë

Në tetë qytete në diasporë nuk do të zbatohet votim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, sepse nuk janë paraqitur numër i mjaftueshëm i votuesve që të organizohen zgjedhje.

Komision i Shtetëror i Zgjedhjeve informon se në Tokio, Nju-Delhi, Athinë, Astana, Kajro, Kiev, Talin dhe Tel Aviv edhe pse në afati të caktuar ligjor janë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe zyra konsullore të Republikës së Maqedonisë nuk do të organizohet votim, sepse numri i qytetarëve të paraqitur është më i vogël se 10.

Nga KSHZ sqarojnë se në pajtim me Kodin Zgjedhor në këto përfaqësi diplomatike konsullore dhe zyrat konsullore nuk të zbatohet votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të caktuara për më 11 dhjetor të viti 2016.

Qytetarët të cilët janë paraqitur për votim në këto përfaqësi diplomatike konsullore dhe zyra konsullore, të drejtën e tyre të votimit do të mund ta realizojnë në vendvotimet e tyre sipas të dhënave të adresave në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button