LSDM: Me Gruevskin, Maqedonia është vend jo i lirë

Maqedoni nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit u bë vend jo i lirë, reagojnë nga partia opozitare LSDM, transmeton Portalb.

“Në raportin e fundit të “Freedom House” për lirinë e shtypit në për vitin 2016, Maqedonia ka rënë edhe nga grupi me media pjesërisht të lira, dhe tani ndodhet në grupin e vendeve që nuk kanë liri mediat.  Maqedonia në këtë grup është e vetmja në vendet e rajonit. Ashtu siç qëndron në raport, ajo është pasi që, në pah kanë dalë informata skandaloze për përgjime masive dhe të paligjshme të gazetarëve nga ana e pushtetit, lidhjet e korrupsionit mes funksionarëve dhe pronarëve të mediave, por edhe rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punëtorëve medial. Maqedonia nën pushtetin e Gruevskit ra edhe nga lista e Raportuesve pa kufij, ku nga  vendi i 34 në vitin 2013, tani është në vendin 118 nga gjithsej 180 vende”, reagojnë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button