Hapet linja telefonike për të denoncuar shkeljet e të drejtës për votim

Në zyrën e Avokatit të Popullit prej sot do qytetarët të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800 54321, e cila do të funksionojë nga ora 8 e deri në orën 16.

Do të mund të paraqiten parregullsi në periudhën zgjedhore dhe në ditën e votimit.

“Pas denoncimeve të qytatrëve do të reagohet menjëherë, pas marrjes së thirrjes, ose mesazhit të incizuar. Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë duke ndërmarrë masa urgjente për të vepruar në mënyrë efektive nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesën nga Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button