UNICEF: Të drejtat e miliona fëmijëve po shkilen çdo ditë

Edhe krahas progresit të madh të realizuar për fëmijët pas miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijës në vitin 1989, të drejtat e miliona fëmijëve shkilen çdo ditë, thekson UNICEF me rastin e shënimit të 20 nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijës.

UNICEF thekson se pothuajse 50 milionë fëmijë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ndërsa 250 milionë fëmijë jetojnë në vende të goditura nga përleshje, ndërsa pothuajse 385 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme.

“Pothuajse 300 milionë fëmijë jetojnë në rajonet me nivel më të lartë të ndotjes toksike të ajrit – gjashtë ose më shumë herë më e madhe nga normat ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e Organizatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button