Biznesmenët: Përgjimet e paligjshme në dëm të bizneseve të caktuara

Një numër i madh i biznesmenëve shprehin shqetësim për përgjimin e paligjshëm që është bërë në Maqedoni. Detalet që i zbuloi PSP në aferën “Target”, vërtetuan një pjesë të dyshimeve që biznesmenët kishin shprehur, se njëjtë sikur politikanët edhe ata kishin qenë cak i përgjimeve, transmeton Portalb.

Biznesmeni Venko Gligorov, në deklaratën e tij për “24 Vesti” nuk e përjashton mundësinë që informacionet nga bisedat e përgjuara të jenë përdorur për kurdisjen e tenderëve.

Menderez Kuçi nga OEMVP thotë se ka ndërprerë bisedat telefonike, që nga fillimi i publikimit të “bombave”.

Në mesin e të përgjuarve është edhe biznesmeni dhe bankieri i njohur Hari Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button