Një mbikëqyrës në “Idrizovë” ka kultivuar marihuanë dhe ka mbajtur mjete shpërthyese në shtëpinë e tij

SPB Shkup parashtroi padi penale kundër një të punësuari në INP “Idrizovë” për shkak se në shtëpinë e tij në Shkup mka kultivuar kanabis dhe në mënyrë të paautorizuar ka poseduar armë dhe mjete shpërthyese.

G.S. 43-vjeçar i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike – Shkup me kallëzime penale për “prodhimtari të paautorizuar dhe në lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorëve” dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”. Gjykatësi i procedurës paraprake G.S. i ka shqiptuar masë-paraburgim shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

MPB njoftoi se i denoncuari, i punësuar si mbikëqyrës në INP “Idrizovë”, në gjysmën e dytë të vitit 2016 në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar material farash nga Kanabisi, të cilin e ka mbjellë dhe kultivuar në shtëpinë e tij në lagjen Lisiçe e Poshtme.

Duke pasur parasysh atë se G.S, deri tani penalisht nuk është denoncuar dhe është personi i sapoparaqitur nga sfera e tregtisë së palejuar me drogë, Njësiti për tregti të palejuar mori masa dhe aktivitet për konfirmim të informatës së marrë dhe sigurimit të materialeve dëshmuese.

Pas konfirmimit të informatës dhe me urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake shtë realizuar bastisje në shtëpinë në të cilën jeton i denoncuari me ç’rast janë gjetur 21,62 gramë marihuanë, tre mjete shpërthyese (një bombë kashikara dhe dy copë dinamit), në detektor metalik, dy copë armë zjarri-pistoletë dhe një kuti për ruajtje të armëve të zjarrit me vegla për mirëmbajtje.

Nga ekspertiza e realizuar e mjeteve shpërthyese është konfirmuar se bëhet fjalë për dy copë dinamit, ndërsa për pistoletat e gjetura është sjellë procedurë administrative për marrje, për shkak se njëra është pistoletë zyrtare në pronësi të INP “Idrizovë”, ndërsa pistoleta tjetër është pronësi personale e G.S. dhe të njejtën e posedon me leje, informon MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button