Vëzhgues të qendrës nacionale rome do t’i ndjekin zgjedhjet

Qendra Nacionale Rome (QNR) dje në Kumanovë organizoi takim me pjesëtarët e bashkësisë rome të titulluar “Minutat tuaja për diskutim-romët në skenën politike në Maqedoni”, ku u prezantuan aktivitetet të cilat po realizohen para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ku qyterarët kanë mundësi të shtrojnë pyetje dhe të diskutojnë.

Platforma  „MIRO VOTO – MIRO BARIPE“  apo “Vota ime – përgjegjësia ime” e cila është krijuar nga shoqatat rome informon se do të jetë pjesë e vëzhguesve të regjistruar në procesin zgjedhor, në pajtim me rregulloren dhe procedurat e KSHZ-së, me qëllim siç tha, Ashmet Elezi nga QNR, kthimin e lirisë së vendimit për ardhmërinë e të gjithë romëve në Maqedoni.

Për ndjekjen e zgjedhjeve në QNR janë paraqitur 120 vëzhgues, ndërsa pritet gjatë fundjavës të paraqiten edhe 20 persona të tjerë. Platforma do të jetë e pranishme në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore kryesisht në vende ku në përqindje të madhe jeton dhe voton popullata rome.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button