Hiqet “zhurma” në Projektligjin kundër zhurmës

Zhurma rreth Ligjit për zhurmën mund të shuhet shpejt. Kështu do të ndodhë nëse në projektligjin që pak kohë më parë u miratua në Kuvend, do të ndryshohet termi zhurmë, kur bëhet fjalë për institucione fetare.

Pikërisht për këtë projektligj, me iniciativë të Komisionit për bujqësi, pylltari e planifikim hapësinor, u bënë bashkë deputetë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por jo edhe asaj krishtere, të cilët nuk morën pjesë fare në debat, raporton KTV .

Megjithëse kërkohej zgjidhje, debati i nxehtë mes ministrit Dardan Gashi dhe deputetit Amir Ahmeti nuk mungoi.

Ahmeti vazhdon ta quajë ofenduese që ezani e kambanat me këtë projektligj quhen zhurma.

Se çështja e këtij ligji është keqinterpretuar pranon edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora.

Ai me vete solli edhe rekomandimet, për të cilat thotë se duhet të bëhen pjesë e këtij ligji. Edhe pozita e opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile u pajtuan që termi zhurmë të zëvendësohet me ndonjë term tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button