Abdilaqim Ademi zgjidhet shef i shtabit zgjedhor i BDI-së

Në seancën e fundit të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, të mbajtur me 13 shkurt 2014 u analizua situata politike, veçanërisht pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë e ri konfirmon qëndrimin e saj se kandidati konsenzual është një ofertë që ka për qëllim instalimin e një standardi të ri në vend dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve. Gjithashtu kjo do të ndikonte edhe në legjitimitetin e Presidentit të vendit.

Duke vlerësuar se kjo situatë në këtë periudhë duhet të gjejë partinë më të organizuar, Bashkimi Demokratik për Integrim solli vendim për formimin e Shtabit Zgjedhor, ku për Shef të Shtabit Qendror Zgjedhor e emëroi sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Abdilaqim Ademi.

BDI vlerëson se rregullshmëria dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është obligim i shtetit, prandaj ne si parti në pushtet do të angazhohemi që ky obligim edhe të plotësohet, ashtu siç edhe ka qenë gjithmonë kur BDI ka qenë në shumicën parlamentare.

BDI falënderon të gjithë anëtarësinë dhe shqiptarët që e kanë përkrahur deri në këtë moment dhe në veçanti falënderon për përkrahjen që i japin në këtë moment për idenë e zgjedhjes së Presidentit me konsenzus më të gjerë në mes subjekteve politike dhe qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button