Dhurata “e çmendur” e Era Istrefit: E kam merituar…

Në një vit super të suksesshëm, me projekte të mëdha muzikore, me një hit që vijon të dëgjohet në çdo vend të botës, për Era Istrefin erdhi koha të shpërblejë veten. Një Range Rover sipas stilit të saj.

Ylli i hitit “Bonbon” ka postuar një foto me makinën e re, që ua ka prezantuar të gjithë fansave, madje e bindur plotësisht se e ka merituar.

Të gjithë fansat e urojnë Erën për dhuratën që i ka bërë vetes dhe konfirmojnë se e ka merituar plotësisht.

Ndërkohë, edhe pse thuajse e ka përfunduar këngën e saj të re, Era ende nuk e ka publikuar projektin e ri që pritej të dilte në tregun muzikor në fund të tetorit. Megjithatë, këngëtarja vijon koncerte dhe kontrata muzikore edhe me produksione jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button