Amerikanët nuk e dinë që Toka rrotullohet rreth Diellit

Një hulumtim i bërë së fundmi ka nxjerr në pah diçka interesante sa i përket Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse konsiderohen si një prej kombeve më të përparuara në fushën e shkencës, rezulton se amerikanët nuk i dinë faktet themelore për natyrën.

Sondazhi i kryer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës, që përfshinte më shumë se 2.200 persona, gjeti se çdo i katërti banor i Shteteve të Bashkuara nuk ka njohuri themelore, dhe nuk e dinë se Toka rrotullohet rreth Diellit.

Siç raporton AFP, të intervistuarve u janë shtruar nga dhjetë pyetje nga fusha e shkencave fizike dhe biologjike, dhe mesatarisht saktë janë përgjigjur afro 6,4 që me këto rezultatet një student mezi do të kalonte provimin. Vetëm 74 për qind e të anketuarve e dinin se Toka rrotullohet rreth Diellit, dhe më pak se gjysma e tyre e dinin se njeriu ka evoluar nga speciet e mëhershme.

Rezultatet e anketës e cila zhvillohet çdo dy vjet, do të gjendet në raport të cilin fondacioni do t’ia dorëzoi Presidentit Barack Obama dhe Kongresit. Ndërkaq, çdo i treti i anketuar ka deklaruar se qeveria do të duhej të investonte më shumë në shkencë, derisa një numër përafërsisht i njëjtë janë të interesuar për zbulime të reja në fushën e mjekësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button