Kapitali botëror është me vlerë prej 512 mijë miliardë dollarë

Kapitali botëror vitin e kaluar ka qenë 512 mijë miliard dollarë, prej të cilave më shumë se një e treta janë borxhe, publikoi dje gazeta austriake “Kurier”.

Vlera e kapitalit botëror është pothuaj shtatë herë më e madhe se Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në planet, e vlerësuar në 740 miliardë dollarë, thuhet në studimin e ekspertit ekonomik Markus Shuler, i cili i ka marrë parasysh format klasike të borxheve të kapitalit, pronës, kursimit, parave, kompanive dhe patundshmërive.

Pas zvogëlimit të pasurisë botërore prej dhjetë për qind gjatë krizës së kredive hipotekare të bashkangjitura në vitin 2008, me 411 mijë miliardë e 369 mijë miliardë dollarë, tani pasuria botërore për një të katërtën e tejkalon vlerën e saj nga viti 2007.

Pjesa e pronës është zvogëluar në 20 për qind nga kapitali i tërësishëm, në njëqind mijë miliardë dollarë, përderisa para krizës ka qenë 28 për qind nga kapitali i tërësishëm botëror. Nga ana tjetër borxhet e shteteve janë rritur për 45 për qind, në 95 mijë miliardë dollarë. Kreditë private janë rritur dhe kanë arritur 99 mijë miliardë dollarë, ndërsa borxhet e tërësishme botërore janë 194 mijë miliardë dollarë.

Edhe pse stabil në vlerë, pjesa e aksioneve është zvogëluar në 13 për qind nga kapitali botëror, në 67 miliardë dollarë.

Paratë e gatshme dhe kursimet paraqesin vetëm tetë për qind nga kapitali botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button