Disa vende e kanë kufizuar importin e mishit të pulës nga Gjermania për shkak të gripit të shpendëve

Disa vende e kanë kufizuar importin e mishit të pulës nga Gjermania, pasi që është zbuluar një virus i rrezikshëm i gripit të shpendëve.

“Japonia, Korea Jugore, Hong-Konku, Bosnja e Hercegovina dhe Afrika Jugore kanë urdhëruar restriksione për importin e zogjve dhe produkteve të zogjve të Gjermanisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së provincës gjermane Meklenburg-Pomerania Perëndimore.

Tetë shtete evropiane dhe Izraeli zbuluan javën e fundit vatra të të infektuarve me virusin H5N8 të gripit të shpendëve dhe disa pej tyre kanë urdhëruar që shpendët e fermës të mbahen të mbyllura, me qëllim që të evitohet përhapja e virusit.

Tash për tash kryesisht janë të infektuar zogj të egër, por Gjermania, Hungaria dhe Austria informuan edhe për raste në ferma me zogj shtëpiak, ku ështl urdhëruar që të shfarosen të gjithë zogjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button