Gruevski: Rezultatet e analizave do të tregojnë çfarë ndodhi në Gostivar

Kryeministri Nikolla Gruevski sot apeloi që të priten rezultatet e të gjitha analizave dhe konstatimeve mjekësore të Ministirsë së Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjen e djeshme në shkollën ekonomike në Gostivar dhe nxënësve dhe profesorëve të cilët me simptoma të helmimit janë transferuar në Klinikën për toksikologji.

“E mira është se të gjitha kanë dalë nga spitali dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore pa pasoja të caktuara, por do të apeloj që të priten rezultatet nga të gjitha analizat e mjekëve dhe nënkuptohet konstatimet e MPB-së. Kur të jenë njëqind për qind të gatshme do t’i publikojnë. Ata tashmë i kanë shqyrtimet e tyre. Rezultatet e para japin shqyrtime, megjithatë praktika në këtë sferë, si në atë mjekësore ashtu edhe në atë policore dhe detektuese është se 100 për qind nuk është hetuar që të mos dilet me deklaratë, kështu që do të apeloj që të pritet. Ndoshta për ndonjë ditë e gjithë kjo do të përfundojë dhe do të publikohet”, deklaroi Gruevski.

Kryeministri bashkë me ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska mbrëmë i ka vizituar nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme të Gostivarit.

“Ekipi i mjekëve mbrëmë në tërësi është angazhuar dhe gjithashtu ekipet e MPB-së ishin në vendngjarje në të gjitha spitalet ku janë vendosur fëmijët. Kur dëgjova për këtë rast shkova të shoh se për çfarë bëhet fjalë, fillimisht për shëndetin e fëmijëve, të shoh çfarë po ndodh, nëse dikush është në rrezik jete, nëse duhet të alarmohet diçka, nëse duhet të ngritet shkallë më e madhe e sigurisë, nëse duhet të thirren mjekë nga shtëpia… Veçanërisht kur ministri i Shëndetësisë për momentin është në rrugë zyrtare. Prandaj isha personalisht aty, së dyti të shoh mos bëhet fjalë për diçka tjetër që është jashtë rrjedhave të rregullta shëndetësore”, tha kryeministri Gruevski.

Nxënësit janë lëshuar në mjekim shtëpiak. 

Lajme të ngjashme

Back to top button