Maqedoni, për tre përqind është rritur numri i foshnjave të lindura para kohe

Nga viti i kaluar e deri tani për tre përqind është rritur trendi i foshnjave të lindura para kohe. Mes shkaqeve për lindje të parakohshme janë mosha e nënës, nëse ajo në mënyrë artificiale është bërë fertilizimi, mosndjekja e rregullt e shtatzënisë, infeksione, tension i lartë, sheqerit dhe nëse foshnja ka anomali.

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Aspanzija Sofijanova në shënimin e 17 nëntorit, Ditës Botërore të Prematuriteitit (lindjes së parakohshme). Theksoi se në Klinikë për momentin ka 13 fëmijë të lindur para kohe.

“Numri i tyre bëhet gjithnjë e më i madh, megjithatë java e 26-të e gjestacionit nuk është enigmë për ne, kur do të lindë një fëmijë çfarë do të thotë ky stres për vetë familjen dhe për ne si mjek dhe obligimin të cilin e kemi që t’i shpëtojmë këto jetë”, tha Sofijanova dhe shtoi se foshnja më e vogël e lindur para kohe është lindur në javën e 25-të të gjestacionit, ndërsa që më pakë ka peshuar është 600 gramë.

Reparti i kujdesit eneonatal intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, theksoi është në fazën e fundit nga rinovimi i saj. Ajo theksoi se këtë muaj do të hapet edhe reparti i ri për kujdes intensiv në Klinikë, i cili është ndërtuar dhe rikonstruar nga ana e Kompanisë internacionale turke Tika, ndërsa është pajisjet që i kanë marrë janë nga Ministria e Shëndetësisë.

E theksoi nevojën nga puna e përbashkët e gjinekologëve, pediatërve, nenatologëve dhe prindërve.

Shtoi se falë metodave të reja të cilat i vendosin koleget e saj dhe ekipi i tërësishëm prej infermiereve dhe të gjithë punëtorët shëndetësor bashkërisht dhe bashkëpunëtorët , arrijnë në numrin më të madh të rasteve të luftojnë për jetë të foshnjave të lindura para kohe, ata të jenë të lumtur dhe të qeshur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button