A janë ndërtimet në Maqedoni rezistente ndaj tërmeteve?

Sa Maqedonia u kushton kujdes ndërtimeve, materialit që përdoret dhe sa i njëjti është kualitativ dhe u reziston tërmeteve të forta. Ishte kjo çështja për të cilën sot diskutuan ekspertë, profesorë universitar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup, në Forumin “Rezistenca sizmike e ndërtimeve”, raporton Portalb.mk.

Boris Taneski, drejtor i Entit për inspektimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja porositi se është i domosdoshëm kontroll rigoroz nga institucionet kompetente të kualitetit të materialeve ndërtimore, gjegjësisht konstruimeve, elementet bartëse të ndërtimeve, me çka në mënyrë shtesë do të garantohet siguria e tyre gjatë tërmeteve të forta.

“Në Maqedoni importohet çiment, afro 30%, nga Turqia, Bullgaria, Shqipëria, … Ndaj këtij materiali nuk bëhet kontroll sa duhet. Nuk ka as të dhëna kush e inspekton. Maqedonia harxhon milion çiment në vit. Kualiteti shprehet nëpërmes brendit të betonit, nëse keni beton kualitativ do të thotë se çimenti ka qenë i mirë. 90% e ndërtimeve janë kualitative. Për ndërtimet e B kategorisë dimë më pak, atyre më pak u bëhet kontroll, por të kategorisë A janë në rregull”, nënvizoi Taneski.

Profesori universitar Darko Mosllavac tha se jemi dëshmitarë se 10 vitet e fundit ekziston ekspansion ndërtimor.

“Nga njëra anë, nga aspekti ekonomik është mirë, por nuk duhet të harrohet aspekti i ndërtimit sizmik të këtyre objekteve. Njohja e karakteristikave gjeologjike të pllakave ku ndërtohen objektet paraqet parakusht për ndërtime sizmike. Standardet ekzistojnë, janë të vjetra, por nuk është problemi te standardet, sa ato respektohen varet nga shtëpitë revizore. Për secilin projekt që zbatohet përgjegjësinë e marrin shtëpitë revizore. Për këtë arsye theksova se për ndërtimet sizmike faktorë kryesor është pjesëmarrja e të gjithë aktorëve, si: projektuesit, revizor, vëzhguesit, respektivisht kontrolluesit e vet ndërtimit. Me përgjegjësinë e të gjithë këtyre aktorëve mund të garantojmë për ndërtime të sigurta” tha profesori Mosllavac.

“Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet sigurisë së ndërtimeve për të cilat ka mospërputhje në rregulloret ekzistuese, siç janë: ndërtimet shtesë, mbindërtimet, rekonstruimet e objekteve komplekse”, kujtoi profesori Mihail Garevski.

“Llogaritjet tregojnë se në çmimin e një ndërtese, çimenti merr pjesë vetëm me 3%. Nga ana tjetër, çimenti jonë është me kontrollë të dyfishtë të kualitetit, me standard të larta europiane, sipas shumë parametrave është udhëheqëse në rajon. Nëse është kështu, atëherë parashtrohet pyetja- pse vlen të rrezikohet me sigurinë e ndërtimit, të ndërtohet me material me çmim më të ulët, por me kualitet më të dobët. Përgjigja ime është- jo, sepse të gjitha elementet e brendshme mund të zëvendësohen, por kursimi në konstruim mund të ketë pasoja katastrofale”, theksoi drejtori i ndërmarrjes për çimento “USJE”-Shkup.

Pjesëmarrësit në diskutim porositën që debatet dhe bashkëpunimet në këtë fushë duhet të shtohen për të ngritur vetëdija shoqërorë për rëndësinë e ndërtimeve që u rezistojnë tërmeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button