Adriano: Jam i emocionuar me rikthimin në fushë

Ish-sulmuesi i Brazilit, Adriano Leite Ribeiro ka deklaruar se ndeshja e parë zyrtare pas më shumë se dy vitesh ishte emocionale.

“Kam luftuar çdo ditë për të arritur cakun tim. Kam kaluar nëpër shumë gjëra gjatë jetës time dhe të marr pjesë në një garë shumë të rëndësishme si Libertadores, më bën shumë të lumtur dhe emocional”, ishin fjalët e Adrianos.

Perandori bëri një paraqitje të shpejtë si zëvendësues për Atletico Paranaense gjatë të enjtes, derisa skuadra e tij mposhti rivalin bolivian The Strongest me rezultat minimal 1-0 në Copa Libertadores.

Paraqitja e fundit e Adrianos në fushë ishte më 4 mars të vitit 2012 për skuadrën e Corinthians./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button