Britaniku “mbyll” bastoren, me 30 centë fiton 238 mijë euro (FOTO)

Një qytetar anglez ka arritur që në bastore të fitojë rreth 238 mijë euro, me një bast që e kishte vendosur me vetëm 25 paund (rreth 30 cent). Ky bastvënës fundjavën që shkoi parashikoi 11 ndeshje, duke parashikuar se fituesin e ndeshjeve, e po në ato ndeshje të shënoheshin më shumë se tre gola.

Britaniku ka parashikuar fitoren të Irlandës së Veriut ndaj Azerbajxhanit (4:0), Danimarkës ndaj Kazakistanit (4:1), Republikës Çeke ndaj Norvegjisë (2:1), Francës ndaj Suedisë (2:1), dhe Armenisë ndaj Malit të Zi (3:2).

Kujtojmë se Armenia ishte duke humbur 0:2, dhe krejt në fund ka arritur të përmbys rezultatin për të fituar 3:2.

Ndeshjet tjera që ka qëlluar ky bastvënës janë nga ligat e ulëta të Anglisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button