Egjipti dënon 13 mbështetës të Mursit

Një gjykatë egjiptiane të shtunën shpalli dënimin për 13 anëtarë dhe mbështetës të Vëllazërisë Muslimane me burgim dyvjeçar nën akuzat për sulm.

Vendimi, i cili mund të apelohet, përfshin edhe referimin e pesë të miturve në një gjykatë për të mitur, thanë burimet gjyqësore.

Akuzat kanë të bëjnë me përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi jashtë selisë kryesore të Vëllazërisë Muslimane në rrethin Moqattam.

Tetëmbëdhjetë persona u arrestuan gjatë përleshjeve, duke përfshirë shtatë rojet e nënkryetarit të Vëllazërisë, Khairat al-Shater.

Qeveria egjiptiane ka caktuar Vëllazërinë Muslimane, nga e cila vjen Mursi, grup terrorist në fund të dhjetorit.

Autoritetet egjiptiane të mbështetura nga ushtria kanë nisur goditjen masive ndaj Vëllazërisë Muslimane pas rrëzimit të presientit të zgjedhur me vota të lira Muhamed Mursi, duke arrestuar mijëra udhëheqës të lëvizjes dhe mbështetës të tyre./mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button