(FOTO) Dibranët vërshuan Shkupin duke protestuar për mbrojtjen e lumit Radikë

Po zhvillohen protestat kundër devijimit të Lumit Radikë në Shkup.

 “Ne nuk dorëzohemi, Radikën nuk e japim, do te vazhdojmë me protestat dhe nuk do të lejojmë që ky projekt të shkatërroj Dibrën”, deklaroi një qytetarë.

“Sot erdhëm në Shkup për të protestuar, nesër do te shkojmë ku do që është e nevojshme, nuk do te ulim zërin, do shkojmë deri në fund, deri në tërheqje e këtij projekti”, deklaroi një qytetarë nga Dibra.

Nga ana tjetër për ndërtimin e rezervuarit në ‘Fushë Llukovë’, sipas Odës Dibrane, gjegjësisht kryetarit Bardhyl Marku, është projekt i cili dëmton qytetarët edhe për nga aspekti social dhe ekonomik. 

 “Me të njëjtat para mund të ndërtohet projekt si për shembull parqet energjetike nga energjia e erës siç është ai në Bogdancë i cili kushton tre herë më pak se digat e Llukovës dhe Ura e Boshkut, ofron të njëjtat sasi të energjisë elektrike pa bërë dëm mjedisit, pa bërë dëme sociale, pa rrezikuar të ardhmen e askujt dhe duke shpenzuar më pak para publike” , tha Marku.

Përderisa dibranët kërkonin anulim të këtij projekti, edhe kryetari i Këshillit komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli iu bashkëngjit kësaj proteste duke bërë me dije se nuk do të lejojnë devijimin e lumit Radikë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe i themi Greuvskit që nuk do lejojmë devijim e lumit tonë. Nuk ka asnjë dibran nga Ura e Boshkut deri në Kala të Dodës që i thotë po këtij projekti. Kundër Dibrës kanë qenë shumë sulltanë edhe krala, por s’kanë kaluar mirë në Dibër”, tha  Mashkulli.

Kurse përveç dëmeve sociale dhe ekonomike vlerësimet e ekologëve thonë se këto projekte kanë pasoja të rënda për ambientin madje se mund të zhduken mbi 150 bimë endemike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button