Yjet që mbyllën llogaritë në rrjetet sociale… dhe u bënë lajm!

Janë të shumtë personazhet që i shohin rrjetet sociale si një mënyrë të mirë marketingu. Disa më shumë e disa më pak ndjekës, konkurrenca në këtë pikë është e madhe. Çdo postim i tyre bëhet lajm, madje edhe kur nuk postojnë. Në këtë realitet konsumi rrjetesh sociale, Facebook, Twitter, Instagram e shumë të tjera, lajm është edhe kur një personazh mbyll llogarinë personale. Rasti më i fundit është ai i modeles Kendall Jenner në faqen e së cilës shkruhet “Sorry, this page isn’t available”, shkruan Bordo. Por cilat janë disa nga mesazhet “Kjo faqe nuk është e vlefshme” që kanë lënë më shumë gjurmë te fansat?

Kendall Jenner – Më 13 nëntor faqja e saj në Instagram u mbyll. Vetëm koha do e tregojë se kur do të rihapet.

Justin Bieber – E ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram datën 16 gusht dhe ende nuk është rikthyer.

Demi Lovato – Largimi nga Twitter zgjati shumë pak, vetëm 24 orë.

Ed Sheeran – Në dhjetor 2015 ai bëri me dije se do të largohej nga rrjetet sociale, nga telefoni dhe nga email-i. Ed e ka mbajtur fjalën.

Iggy Azalea – Në shkurt të vitit 2015, reperja tha se do ta mbyllte faqen e saj në Twitter. Pas disa muajve u kthye sërish mes fansave.

Rihanna – Në fillim të 2014-ës ndodhi habia: Rihanna mbylli Instagramin e saj. Ajo u kthyer gjashtë muaj më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button