Djali i Fërçkovskit nis karrierën politike

Jon Fërçkovski është kryetari i ri i të rinjve në LSDM dega Qendër-Shkup. 

-Grushti në shenjën e LSDM do të thotë luftë, unitet dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme, tha Jon Fërçkovski.

Jon është djali i njërit ndër intelektualeve më të formuar në Maqedoni Lubomir Fërçkovskit i lindur nga martesa e parë me gruan shqiptare nga Dibra .

Ndryshe gjatë tubimit të LSDM-së në Qendër delegatëve dhe të ftuarve u drejtua edhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev.

-Kjo është koha e LSDM-së. Sondazhet na inkurajojnë. Qytetarët, sidomos të paanshmit, e pranojnë programin e LSDM-së e cila ofron zgjidhje për problemet në Maqedoni. Popullit i thotë mjaft kësaj Qeverie, krimit, prandaj edhe shpëtimin e gjejnë tek LSDM. Duhet ta tregojmë unitetin tonë, shanset për fitore në zgjedhjet e ardhshme janë të larta, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button