1517 qytetarë do të rikthehen në listën zgjedhore

Pas kontrollit plotësues me kërkesë të 1517 qytetarëve, të cilët janë paraqitur në afatin ligjor se nuk i kanë gjetur emrat e tyre në njësitë zgjedhore, të njëjtët do të kthehen përsëri në lista, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhore (KSHZ), transmeton Portalb.

Këto qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi që paraprakisht kanë qenë të identifikuar në listën e qytetarëve të cilët të dhënat i kanë pasur të kontestueshme. Gjithsej gjatë kontrollit paraprak, ka pasur 29.858 persona me të dhëna kontestuese.

Pas kryerjes së ekspertizës fillestare, të njëjtët janë larguar nga listat zgjedhore, ndërkaq për t’u kthyer përsëri në listë e kanë pasur edhe një afat, deri më 11 nëntor, në të cilin kanë pasur të drejtë të paraqiten dhe të deklarohen për të drejtën e tyre të votës me dokumente përkatëse e cila do ta vërtetojë korrektësinë e të dhënave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button