Sot disa orë pa ujë do të mbeten vilat Vodno 2 dhe 3 dhe spitali Kozle

Sot, prej orës 10 deri në orën 15:30, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e vilave “Vodno” 2 dhe 3 në komunën Qendër, si dhe spitali i fëmijëve Kozle”, rr “Lovqen” me degët 3,5,7,9,11 dhe 13 dhe një pjesë nga rr. “Karaorman” në komunën e Karposhit.

Ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak intervenimit në rr “Aco Karamanov” pn. te objektet rezidenciale Vodno 2 dhe 3, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button