Maqedoni, është përgatitur rregullativë për dronët, pritet miratimi nga Kuvendi

Rregullativa për dronët është përgatitur, por nuk mund të miratohet derisa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk funksionon.

Siç informoi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Aviacion Civil (AVC) Goran Jandreoski, bëhet fjalë për dekret i cili parashikon restriksione lidhur me vendet e fluturimit të dronëve, ndërsa saktësisht definohet edhe procedura për marrje të dokumentit për operim me dronët.

Rregullativa tregon edhe gjithçka që është e nevojshme të bëhet para operimit me dronin, çfarë kontroli të realizohet, të vizitohet trajnim njëditësh për siguri të fluturimit në rrethinë të aeroportit ose qeverisë, kuvendit, rezidencës presidenciale,…

Janë paraparë edhe dispozita ndëshkuese nëse dekreti nuk respektohet.

“Dy herë publikuam thirrje në media për pjesëmarrje gjatë përpunimit të rregullativës së re për dronët. Pranuam shum komente pozitive, i sumblimuam, bëmë dokument përfundimtar dhe e dorëzuam në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, por për fat të keq, Kuvendi nuk është në funksion. Duhet të presim deri sa të funksionojë që të kalojnë të gjithë hapat ligjore dhe rregullativa të hyjë në fuqi”, informoi Jandreoski.

Sipas tij, Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat e Singaporit për kontroll të fluturimit të dronëve.

“Për momentin po nënshkruajmë memorandum em Rektoratin e UCM-së për bashkëpunim me Universitetin në Singapor, vend i cili zhvilloi model për kontroll të fluturimit të dronëve. Sipas këtij modeli, dronët, pavarësisht të çfarë prodhimtarie janë, regjistrohen dhe pastaj, shfrytëzuesit e informon Kontrollin e fluturimit për atë se cilat janë frekuencat e tij. Me program të mirë për investim mund të bëhet edhe qendër e vogël mbikëqyrëse për fluturim të dronëve. Nou-hau i tillë ekziston dhe dëshirojmë ta transmetojmë këtu”, theksoi Jandreoski.

Dronët e prodhuar nga brende të njohura në softuerin e tyre kanë zona saktësisht të përcaktuara restriktive, vetë e dinë se ku nuk guxojnë të fluturojnë, por kjo nuk është rasti me ato kineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button