Rastësitë më të mëdha në botë, që habitën shumë njerëz (FOTO)

Jeta ndonjëherë na sjell surpriza të çuditshme që janë thjesht të pamundura për t’u shpjeguar duke iu referuar teorive të probabilitetit.

Më poshtë po ju njohim me Disa nga rastësitë më të çuditshme në botë, të përzgjedhura nga Bright Side.

Image

Unzo Ferrari i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq në vitin 1988. Rreth një muaj më vonë lindi futbollisti, Mesut Ozil. Duke parë portrete e tyre, ju mund të mendoni se janë vëllezër binjakë. A është ky një rast rimishërimi?

Image

Në vitin 1898, 14 vjet përpara fundosjes së Titanikut, shkrimtari i fantazisë Morgan Robertson shkroi novelën ‘Futility”, në të cilën tregon historinë e një anije që ishte zhytur me merin Titan. Por nuk ishte vetëm emri me të cilin ne mund të gjejmë rastësinë e frikshme. Të dyja anijet, ajo e vërteta dhe imagjinarja janë përshkruar si anije që nuk zhyten, me karakteristika të ngjashme teknike dhe u përplasën me ajsbergun në Atlantikun e Veriut.

Image

Kompozitori i njohur George Handel ishte fqinj me kitaristin e njohur Jimi Hendrix, por ta u ndanë nga dy shekuj. Handel ka jetuar në Londër në 25 Brook Street ndërsa Hendrix ka jetuar për një kohë në 23 Brook Street. Ata ishin të dy muzikantë të pabesueshëm, me një ndikim të madh në zhvillimin e muzikës në epokat e tyre përkatëse.

Image

Një nga njerëzit e parë që humbi jetën gjatë ndërtimit të Hoover Dam ishte George Tierney, i cili vdiq më 20 dhjetor 1922, gjatë punimeve. Personi i fundit i vdekur gjatë ndërtimit, ishte Patrick Tierney djali i George, i cili po ashtu vdiq më 20 dhjetor.

Image

Në vitin 1895 në shtetin e Ohajos, dy makina u përplasën. Veçoria e këtij aksidenti kishte të bënte me faktin se në atë periudhë prodhimi i automjeteve sapo kishte, dhe në të gjithë Ohajon kishte vetëm dy makina, të cilat për fat të keq u aksidentuar me njëra-tjetrën.

Image

Disa rastësi të çuditshme gjenden në biografitë e dy presidentëve amerikanë, Abraham Lincoln dhe John Kennedy: Të dy u vranë me armë zjarri në pjesën e prapme të kokës, të premten përpara festave, Lincoln u vra para Pashkëve, Kennedy në prag të Ditës së falënderimeve. Të dy ishin të shoqëruar nga gratë dhe një tjetër çift. Të dy kishin 4 fëmijë, një mik të quajtur Billy Graham. Kennedy kishte një sekretar të quajtur z.Lincoln, kurse Lincoln kishte një sekretar të quajtur John, transmeton Syri.net.

Image

Varret e ushtarit të parë britanik dhe të fundit të vrarë në Luftën e Parë Botërore janë 6 metra larg njëri-tjetrit.

Image

Krijuesit e The Simpsons bënë një episod në vitin 2000 duke bërë një shaka me Donald Trump i cili u bë president i SHBA-së. A mund ta kishin imagjinuar ata që një ditë ai do të bëhej në të vërtetë presidenti i 45-të i SHBA-së?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button