Shkup, Protesta kundër devijimit të lumit Radikë

Sot në Shkup qytetarët do të protestojnë kundër devijimit të lumit Radikë. Protetsa është në organizim të të Shoqatës së dibranëve “Oda dibrane”-Shkup.

Anëtari i Kryesisë “ Oda dibrane”, njëherë  dhe organizatori i protestës, Bardhyl Marku thekson për Portalb se, protesta e këtillë ishte e organizuar  të mbahet  kohë më parë . Shkaku i anulimit të saj ishte takimi i famshëm ndërministror në Tiranë i ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

Marku, thotë se y takim nuk na bindi se do ndalohet projekti “Fusha e Lukovës”.

Shkaku tjetër për shtyrjen e protestës së planifikuar kohë më parë  ishte pritja e shpalljes  dokumentit të Bankës Botërore që duhej të publikohej deri në fund të janarit. 

“Ne si Shoqatë i mirëpresim të gjithë bashkëqytetarët tanë nga Dibra, dhe shpresoj të jenë në numër të madh, meqë ka organizim transporti  nga Dibra dhe Reka. Në protesta pritet të na bashkëngjiten edhe qytetarë nga Gostivari, Tetova, Struga dhe Kërçova. Në protesta do të jetë i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli dhe kryesuesi i OJQ-ve në Dibër, Dritan Lleshi, si dhe numër i madh i dibranëve të tjerë të cilët i mirëpresim me kënaqësi .I gjithë ky karvan  organizimi vjen falë  Organizatave Joqeveritare në Dibër. Në këtë protestë do të marrin pjesë edhe dy koalicionet e shoqatave të ndryshme ekologjike nga Maqedonia, dhe besoj se prania e tyre do ia shtojë vlerën protestës”, deklaroi Marku.

Protestën për ruajtjen e lumit Radikë dhe parkut nacional Mavrovë do ta përkrah edhe Qendra për liri Civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button