Maqedoni, lëvizje kërmilli kundër korrupsionit

Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të zhvilluar dhe forcuar sistemet e tyre për parandalim të korrupsionit, përparimi i tyre është i ngadalshëm dhe shpesh mbetet vetëm në letër, thuhet në raportin e fundit të Transparency International, shkruan Gazeta KOHA.

Ligje janë miratuar, por ato nuk zbatohen. Mediat e pavarura dhe shoqëria civile janë gjithashtu nën kërcënim, thuhet në raport. Ekspertët e kësaj fushe thonë se vendet nuk mund të sjellim vetëm ligje që premtojnë luftë kundër korrupsionit, por ato duhet të veprojnë në bazë të këtyre ligjeve.

Në raport konkludohet se partitë politike janë më pak transparente. Ata posedojnë fuqi më të madhe, por është e vështirë të dënohen për korrupsion. Aty gjithashtu thuhet se bashkëpunimi mes gjyqësorit, Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe Prokurorit publik për krimin e organizuar është i dobët, apo nuk ekziston fare. Nga ana tjetër, theksohet se emërtimi i anëtarëve të Komisionit anti-korrupsion dhe përzgjedhja e gjyqtarëve ka qenë e politizuar, kurse ndikimi politik mbi vendimet gjyqësore është prezent. “Republika e Maqedonisë për një periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button