(VIDEO) Medreseja “Isa Beu” ende nuk njihet nga MASH

Mbi 850 nxënës që ndjekin mësimet në medresenë “Isa Beu” në Kondovë të Shkupit nuk mund të regjistrohen në fakultetet e Universiteteve shtetërore, pasi që kjo nuk është e rregulluar me ligj, për shkak se bëhet fjalë për shkollë të mesme fetare, që nuk është në regjistrin e shkollave të mesme në Maqedoni, transmeton televizioni 21.

Nga Medreseja Isa Beu theksojnë se në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe disa universitete tjera nuk pranohen nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme fetare. Sipas tyre, ky problem shpresojnë së shpejti të ketë zgjidhje.

Jusuf Zymeri, drejtor i sektorit fetar arsimor në Bashkësinë Fetare Islame thotë se deri tani nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga Ministria e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button