Partitë ende nuk kanë hapur shtabet zgjedhore
![Partitë ende nuk kanë hapur shtabe zgjedhore](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/C49AD774D76B91EBEA6395F0380098AB.jpg?fit=448%2C336&ssl=1)
Në lokalet ku më herët janë vendosur shtabet partiake deri më tani nuk ka as aktivitete dhe as shënime nga partitë e vendit.
Partitë sigurisht presin të shohin nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare përveç atyre presidenciale që më është vendosur të mbahen.
Në qendrën e Shkupit dhe në lagjen e Kisella Vodës deri më tani nuk ka hapje masive të shtabeve partiake ku edhe kryhen propagandat zgjedhore lokale.
Pronarët e lokaleve nuk janë të sigurt nëse do ti japin këto hapsira me qira.
“Lokali është me hapësirë prej 30 metrave katror dhe e jap me qira për 100 euro në muaj. Nuk e di nëse do tija jap ndonjë partie nëse e kërkon. Kam frik që mos ta thyejnë kundërshtarët sepse ju e dini që ndodh që të thyejnë shtabet e njëra tjetrës”, thotë një pronarë i lokalit.
Një pronar i një lokali tjetër ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta jap me qira lokalin pasi që periudha është shumë e shkurtër dhe nuk ka llogari.