Pjesëtari i sigurimit të Teuta Arifit lirohet nga burgu

Amet Bejtullain, më 13 tetor njësiti special Alfa e arrestuan dhe menjëherë e dërguan në burgun e Idrizovës, për të vuajtur dënimin me 5 vite burg. Por vetëm pas 15 ditëve Bejtullai e lëshoi burgun me vendim të Gjykatës së Lartë e cila e anuloi vendimin dhe vendosi të kthejë çështjen për gjykim nga fillimi.

Bejtullai nga burgu doli me urdhër të Gjykatës së Tetovës, ndërsa përderisa ishte në burg Gjykata e Lartë vendosi që gjykimet mbi tre vjet në Gjykatën Themelore dhe gjykimet mbi dy vjet e gjysmë në Gjykatën e Apelit të kthehen prej fillimi për gjykim.

Në një deklaratë të gjykatësve, ata thanë se dëshmitarët e kanë njohur Bejtullaun vetëm në qëndrim dhe lartësi, por fytyrën nuk ia kanë parë.

Bejtullau ka qenë i akuzuar për udhëheqje të një grupi rrëmbyesish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button