Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk shkelin në Parlament

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dy liderët shqiptar, sipas raportit të “Deputeti im” një publikim nga Kuvendi, kanë më shumë mungesa të arsyeshme në shtpinë ligjvënëse. Në një grup me të janë dhe  Rafet Mominoviq i, Fijat Canoski. Ata madje asnjëherë nuk kanë diskutuar në seanca plenare nga muaji korrik deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

Bekim Fazliu deputet i PDSH-së, është i pari së i përket intervenimeve procedurale me gjithsejtë 38, pas tij radhiten Sillvana Boneva me 9, Igor Ivanovski me 7 dhe Nexhati Jakupi me 5 intervenime procedurale. 

Sipas rapottit të njëjtë, Goran Sugarevski, Jordan Paçkov,  Oliver Spasovski dhe Radmilla Sheqerinska ndër deputetët që kanë parashtruar më shumë pyetje deputetësh.  Ndërsa Ivon Veliçkovski nga PL ka parashtruar më tepër projekt ligje (4), pas tij radhiten Ilija Dimovski (3), Sillvana Boneva  (3) dhe Rexhail Ismaili (3).

Në listën e deputetëve që kanë parashtruar më shumë amendamente e kryeson Vesna Bendevska 240, ndërsa pas saj radhiten thuajse të gjithë deputetët e PDSH-së me 218 amendamente që kanë të bëjnë kryesisht me projekt buxhetin për vitin 2014. 

Në  seancat plenare më së shumti për diskutim është paraqitur Samka Ibrahimovski 49 herë, pas tij radhiten edhe disa deputetë tjerë opozitarë si marjanço Nikollov  42, Ivo Veliçkovski 28 Cvetanka Ivanova 26.

Rekord në replika ka shënuar Marjanço Nikollov i LSDM-së gjithsejtë 78 dhe pas tij me 55 vjen Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së. /Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button