Zënka në Tetovë, goditet me thikë 21 vjeçari nga fshati Zhelinë

Një 21 vjeçar nga fshati Zhelina mbrëmë është goditur me thikë në pjesën e stomakut, njofton policia e Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit në afërsi të hotel “Lirakut”, kur disa persona kanë sulmuar fizikisht të riun nga Zhelina dhe më pas e kanë goditur me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra, personi i lënduar nga plagët e thikës është dërguar në qendrën spitalore në Tetovë, ku i është dhënë trajtimi mjekësorë. Mjekët kanë konstatuar se viktima e sulmit të mbrëmshëm nuk është në rrezik për jetën.

Pas incidentit, autorët e kësaj ngjarje janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende janë të panjohur për policinë. Sipas njësisë rajonale të policisë së Tetovës, bëhet gjithçka për të ndriçuar rastin dhe për ti arrestuar kryerësit e kësaj vepre kriminale.

Lajme të ngjashme

Back to top button