Prindërit e shkollës “Liria” në Tetovë kërcënohen me bojkot

Prindërit e nxënësve të shkollës “Liria” në Tetovë gjatë ditës janë takuar me ministrin e Arsimit Pishtar Lutfiu, nga i cili kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje e përhershme e problemit me pullazin e shkollës. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Tetovës, ndërsa në Ministri u dorëzua edhe një kërkesë për fillim sa më të shpejtë të punimeve për rregullimin e pullazit.

Prindërit apelojnë që nëse në një afat sa më të shkurtër nuk zgjidhet ky problem, i cili sipas tyre ekziston me dekada, do të bojkotohet mësimi. Prindërit bojkotin e shohin si zgjidhje të vetme të këtij problemi.

Përgjegjësi për arsim në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi ka deklaruar se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit për fillimin e punimeve menjëherë pas përfundimit të proceduarve të nevojshme të prokurimit. Këtyre ditëve pritet që një ekip ekspertësh nga sektori për investime pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë , të bëj ekspertizë për qëndrueshmërinë e objektit.

Deri në zgjidhjen e problemit me pullazin, nxënësit e shkollës “Liria” në Tetovë do të ndjekin mësimin në tre turne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button