Titulli zbukuron, titulli shëmton!

[Recension: Duke iu falënderuar kaosit që e bëri LSDM-ja, për Maqedoninë rekomandim i kushtëzuar]

Çfarë veprimi i pakuptimtë: të formuloni një titull që aspak nuk është rezultat i përmbajtjes së raportit gazetaresk, e cila është relativisht korrekte!?

Për këtë – “relativisht”, do të flasim pak më poshtë në recension, e para kësaj edhe pak për qëllimin e panevojshëm dhe të paargumentuar në titull. Një titull i ngjitur në këtë mënyrë, pasi që nuk ka asgjë të përbashkët me informatat e raportit, në fakt, është koment. Qëndrim i anshëm politik që është në kundërshtim me standardet e punës profesionale dhe etike që janë rekomanduar në Kodin e gazetarëve, më saktë në nenin :

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Një koment i shprehur në këtë mënyrë në titull që në fillim krijon një pasqyrë të shtrembëruar. Madje edhe kjo është paraparë në kodin e gazetarëve, në premabulën e tij, ku në paragrafin 4 në mënyrë precize thuhet se e drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen ta parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.

Kjo përmbajtje mediatike nuk e ka respektuar këtë.

11112016-vecer-eukomisijaLinku deri te artikulli origjinal: Duke iu falënderuar kaosit që e bëri LSDM-ja, për Maqedoninë rekomandim i kushtëzuar

Data dhe koha e publikimit: 08.11.2016, 13:38

Data e recensionit: 11.11.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Thamë se raporti është “relativisht” korrekt. Kjo – “relativisht”, për shkak të mosnënshtrimit para sprovës që të mos integrohen komentet në raport, edhe atë në këtë paragraf të tekstit:

“…duke pasur parasysh faktin se ekipi i Junkerit është quajtur “Komision politik”, mu nga raportet pritet më tepër që të jenë politike, e jo të bazuara në sistemin e meritave dhe të reformave të realizuara nga vendet që kanë të bëjnë me afrimin e legjislacionit vendor me atë evropian”.

Tregim në vete është fotografia. Ajo, përveç që e mbështet titullin e paargumentuar, në të njëjtën kohë edhe është manipuluese për shkak se edhe ajo nuk ka asnjë lidhje me qëllimet e përmbajtjes së raportit gazetaresk.

Në fund, këto tre mangësi, titulli komenti dhe fotografia, e bëjnë këtë përmbajtje mediatike të anshme, ndërsa neni 14 i Kodit insiston që “raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button