Protesta në Tetovë, kërkohet mos të ulen rrogat!

Të punësuarit në administratën e Komunës së Tetovës, sërish kanë mbajtur protestë kundër uljes së rrogave, para ndërtesës së Komunës.

Të tubuar pranë ndërtesës së komunës, të punësuarit kanë kërkuar anulimin e vendimit të jashtëligjshëm për uljen e rrogave, të cilën kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ka konsideruar si riorganizim të administratës komunale.

Të punësuarit në administratën komunale thonë se ulja e rrogave është drastike duke shkuar deri në 8  mijë denarë. Sipas tyre kjo nuk është riorganizim i administratës, por nëpërkëmbje e mundit të tyre.

Adnan Idrizi, njëri ndër të punësuarit në komunë në fjalën e tij tha se, nëse kryetarja Teuta Arifi, nuk përfillë kërkesat e tyre për ndalimin e  aplikimit të vendimit për uljen e pagave, atëherë do të kërkohet nga instancat gjyqësore që të respektohet ligji për nëpunës shtetërorë.

Adnan Idrizi iu referua ligjit 113 për nëpunësit shtetërorë, kun ë pikën 4 dhe 5 pesë, thuhet se “punëdhënësi është I obliguar që me harxhimet e veta të mbulojë harxhimet e udhëtimit dhe pika 5 ngarkon po ashtu punëdhënësin që të mbulojë harxhimet e ushqimit deri në masën prej 20 për qind nga rroga mesatare e punëtorit”. 

Protestës së sotme të të punësuarve në Komunën e Tetovës, nuk iu përgjigj kryetarja Teuta Arifi e cila ka bërë të ditur se do ti qëndroje vendimin për uljen e rrogave të administratës së Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button