Peskov: Putin dhe Tramp janë fenomenalisht të afërt në politikën e jashtme

Qasjet konceptuale të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Tramp, në politikën e jashtme janë fenomenalisht të afërta, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov.

Ai u përqëndrua në fjalimin e Trampit pas zgjedhjeve, në të cilin SHBA-ja dhe interesat e saj i theksoi si prioritet duke shprehur gatishmëri që të ndërtojë marrëdhënie dhe zhvillon dialog me të gjitha vendet sa ata do të dëshironin.

“Rusia shpreson në marrëdhënien e tyre të mirë personale”, theksoi Peskov, por edhe vërejti se do të nevojitet kohë që të ripërtërihet besimi në marrëdhëniet, të cilat janë pikë më e ulët gjatë disa dekadave të fundit.

Peskov konfirmoi se ekspertë rusë kanë qenë në kontakt me anëtarë invididual nga ekipi i Trampit gjatë fushatës, por përsëriti se Qeveria ruse dhe agjencisë e sigurisë nuk kanë kurrfarë lidhje me kiber-sulmet.

“Kur Tramp, më 20 janar, do të japë bestim, Putin me dëshirë do të presë bisedë me liderin e ri amerikan”, shtoi Peskov.

“Ai fuqimisht e mbështeste idenë për marrëdhënie të mira midis dy vendeve tona për shkak se ne mbajmë përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin strategjik në botë”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Ai shtoi se Rusia dhe SHBA-ja duhet së bashku të merren me “çështje shumë të rrezikshme për terrorizmin global”.

“Jetojmë në një botë shumë, shumë të rrezikshme dhe mundësi e vetme për të gjithë ne është të fillojmë të bisedojmë njëri me tjetrin dhe të bashkëpunojmë që ta përmirësojmë këtë botë”, porositi Peskov.

Zëdhënësi theksoi se Rusia dhe Putini “me të vërtetë shpresojnë se ekzistojnë shanse për optimizëm në marrëdhëniet me SHBA-në”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button