Diaspora mund të fitojë 3 deputetë nëse votojnë të gjithë të paraqiturit

Paraqitja e votuesve nga diaspora mbaron sot, ndërkaq sipas informatave të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë paraqitur 18.600 qytetarë. Nga KSH, presin që deri në mesnatë, derisa zgjatë paraqitja, ky numër të tejlkalojë mbi 19.000 qytetarë. Ashtu siç thonë nga KSHZ, nëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit votojnë të gjithë të paraqiturit, diaspora mund të fitojë tre deputetë, njofton Portalb.

Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhore, që të zgjidhet një deputet i diasporës, ai do të duhet të ketë rreth 6500 vota, ndërkaq më së shumti mund të fitohen tre teputetë në njësinë zgjedhore numër 7 ose në njësinë zgjedhore të diasporës në të cilën hyjnë Amerika Veriore, Amerika Jugore, Evropa dhe Australia.

Deri më tani, vetëm BDI ka publikuar emër të kandidatit (Xhevdet Spahiu), i cili do të garojë për deputet i diasporës. VMRO – DPMNE ka paralajmëruar se do të kenë kandidatë, ndërkaq LSDM tani për tani nuk ka paralajmëruar për pjesëmarrje të tillë në këtë njësi zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button