Vetëm të sulmohet Zaevi

[Recension: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues dhe më së paku mund të gjendet në rubrikën “lajme”. Në titull konstatohet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është “i bindur në humbje”, që është në kundërshtim me deklaratat që i jep ai për zgjedhjet e 11 dhjetorit, në të cilat ai thotë se është i bindur në humbje. Titulli i këtillë e imponon pyetjen se pse dikush do të merrte pjesë në zgjedhje nëse dihet se kjo është betejë e humbur që më parë?!

zaevLinku deri te artikulli origjinl: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!

Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016

Data e recensionit: 09.11.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

ZAEVI TË PARAQITET SI HUMBËS

Në titull thuhet se Zaevi nëpërmjet vendit të deputetit, gjoja, dëshiron të sigurojë imunitet, mirëpo teksti nuk ofron fakte dhe argumente për këtë.

Duke e kritikuar përcaktimin e Zaevit që të jetë bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, artikulli përkujton për vendimin e tij që të mos kandidohet për deputet në zgjedhjet e vitit 2014.

“Në fakt, para vetëm dy vitesh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2014, Zoran Zaevi dhe LSDM-ja me të madhe e prezantuatn të ashtuquajturin Koncept dhe strategji të re partiake, ku udhëheqësia më e lartë e atëhershme partike, ku përveç Zoran Zaevi, ishin edhe Radmilla Sheqerinska, Stevo Pendarovski dhe Frosina Remenski, solli vendim që të mos kandidohen për deputetë, gjoja të bindur se do të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm ekzekutiv që do të fitojë mandat të formojë qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë”.

Mirëpo, në tekst nuk janë marrë parasysh rrethanat politike për mbajtjen e zgjedhjeve në atë kohë dhe sot. Për dallim nga situata para dy vitesh, zgjedhjet më 11 dhjetor, në mes tjerash, janë pasojë e “bombave” që u publikoi Zaevi. I gjithë ambienti politik ndryshoi mu për shkak të këtyre “bombave”, dhe ndoshta për këtë arsye lideri i opozitës ka vendosur që të jetë bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore.

Vendimi për atë se lideri i një partie politike a do të jetë bartës i listës ose jo, nuk mund të vendoset në korelacion me bindjen e tij për fitore në zgjedhje, siç e bën këtë ky tekst:

 “Prandaj, mbetet dilemi në publik, pse dhe ku bumbi bindja dhe siguria e Zoran Zaevit dhe e LSDM-së për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare siç ishte rasti edhe në vitin 2014, kur nuk u kandiduan për deputetë dhe prisnin që ata të jenë fitues në zgjedhjet e atëhershme parlamentare”.

Теksti me asgjë nuk i mbështet pohimet se “kanë humbur bindja dhe siguria e Zaevit” sе partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Vetë kandidimi për deputet nuk është garancë as se dikush do të fitojë, e as se do të humbë në zgjedhje.

Marrë në përgjthësi, artikulli është i varfër, i njëanshëm dhe me çdo kusht dëshiron ta paraqesë LSDM-në dhe Zaevin si humbës të sigurtë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button