Fitorja e Tramp lëkund tregjet botërore, bie nafta dhe dollari

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan janë në rënie të lirë, pasi kandidati Republikan për President, Donald Tramp, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave prestigjoze botërore, aksionet e Tokios kanë rënë gati 5% më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kong dhe Seul respektivisht 3.3%, 2.8%.Edhe Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë 3%.

Nga ana tjetër, dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt yen-it dhe euros.

Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4%, ose më saktë çmimi tani varjon në 43.17 dollarë për fuçi. Ky “tërmet” vjen pasi shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hilari Klinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”- së që ka krijuar Presidenti Barak Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button