Armata irakiane vendosi kontroll mbi më shumë se 12 lagje në Mosul

Forcat qeveritare irakiane çliruan të paktën 12 lagje në Mosul, njoftoi sot kanali televiziv “Skaj Njuz – Arabia”.

Ushtria i ka bërë presion SHI-së edhe atë në përafërsisht 50 vendbanime rreth Mosulit, përfshirë edhe Hamam al Alil dhe Bashika. Katër ditët e fundit me mbështetje ajrore të koalicionit ndërkombëtar antiterrorist, forcat e armatosura të Irakut kanë vrarë 200 ekstremistë nga SHI-ja, njofton burimi.

Operacioni tokësor për çlirimin e Mosulit filloi më 17 tetor. Më 31 tetor njësitë speciale irakiane filluan me sulm në lindje, ndërsa më 1 nëntor ushtria irakiane hyri në qytetin nga veriu. Forcat qeveritare tani përparojnë drejt pjesëve të banuara në Mosul.

Gjatë hyrjes në qytet, dje ushtarët irakian kanë zbuluar varrezë masive në qytetin Hama al Alil. Të dhënat e para zyrtare flasin se në të ka rreth 100 trupa, prej të cilëve shumica – me koka të prera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button