Pesë qytetarë të Manastirit dhe Prilepit kanë shpërdorur kartela bankare

Pesë shtetas të Maqedonisë nga Manastiri dhe Prilepi janë të dyshuar se kanë skrimuar kartela bankare në bankomatë, gjegjësisht kanë vendosur aparate për lexim të të dhënave që më vonë i kanë përdorur për përpunim të kartelave të rrejshme bankare që janë përdorur në Maqedoni dhe jashtë shtetit.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në kumtesën e sotme thekson se ka sjellë Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër pesë  qytetarëve nga Manastiri dhe Prilepi. Të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepra penale “larje parash dhe kontribute të tjera nga vepra ndëshkuese”, “përpunim dhe përdorim të kartelës së rrejshme bankare” dhe “shoqërim kriminel” sipas dispozitave nga Kodi Penal.

Prokuori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të orghanizuar dhe korrupsion deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup për katër nga të dyshuarit ka dorëzuar propozim për caktim të masës – paraburgim, ndërsa për një person propozoi masa kujdesi – ndalesë për braktisje të vendbanimit, obligim i të akuzuarit që të paraqitet përkohësisht tek personi i caktuar zyrtar ose tek organi kompetent shtetëror dhe marrje të përkohshme të dokumentit udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalim të kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalesë për dhënie të saj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button