VIDEO LIVE: Situata e vërshimeve në Shqipëri, deri tani 3 viktima

Përmbytjet e ditës së sotme në të gjithë vendin kanë sjellë të pakten tre viktima.

Sipas burimeve, viktima e parë është shënuar në Klos. Dyshohet se viktima është identifikuar si Xhevehir Ndoji, 40 vjeç. Mesohet se ai po levizte me një automjet kur është marrë nga rrjedha e ujit. Policia ende nuk e ka gjetur as mjetin dhe as viktimen dhe dyshohet se ato kanë përfunduar në lumin e Matit. Familjaret kanë thënë në Polici se viktima po shkonte drejt një HEC-i privat.

Ndërkohë viktima e dytë është shënuar në Këlcyrë. Ai është Kastriot Spahiu, 50 vjeç nga Suka e Këlcyrës. Mësohet se viktima ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë, por për shkak të erës së fortë llamarinat janë ngritur duke e goditur atë.

Mediat raportojnë edhe për një viktimë të tretë në Tiranë. Sipas të dhënave, një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi, por që nuk është identifikuar akoma, njofton mapo.al.

Në videon e bashkëngjitur mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti situatën në Tiranë:

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në mesditë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut.

Rama ka thënë se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të përballuar sa më mirë të jetë e mundur situatën e krijuar.

“Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, tha Rama.

Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Gjatë raportimit të tij, shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nën ujë ndodhet vetëm 80 hektarë tokë. Ndërkohë kanalet kryesore kulluese janë të pastruar dhe efektiv. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Dervishaj vuri në dukje se në të gjithë vendin ujësjellësat janë në punë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e autostradës Tiranë- Durrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button