SHBA-ja në luftërat në Mosul shfrytëzon helikopterë “Apaçi”

SHBA-ja i ka aktivizuar helikopterët e saj sulmues “Apaçi” në betejën për okupimin e qytetit irakian Mosul, që muajin e kaluar e filluan forcat irakiane, transmetuan mediat franceze, duke e cituar zëdhënësin e Pentagonit Piter Kuk.

Helikopterët janë shfrytëzuar në qytet për shkatërrimin e automobilave të mbushura me mjete shpërthyese, që vetëvrasësit islamikë i shfrytëzojnë për sulme ndaj forcave irakiane.

SHBA-ja megjithatë ka vetëm dhjetë helikopterë të tillë në Irak, theksojnë nga Pentagoni.

Para Mosulit, këta lloj helikopterësh ishin shfrytëzuar në operacione të caktuara kundër xhihadistëve, veçanërisht gjatë qershorit në luginën e lumit Tigër.

Shfrytëzimi “Apaçi” në betejën për Mosulin tregon çfarë rreziqe ka ndërmarrë presidenti Barak Obama me qëllim që ta shkatërrojë organizatën Shteti Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjithashtu, tha se SHBA-ja është e gatshme të kryejë sulme të reja ajrore ndaj luftëtarëve të SHI-së në qytetin libian Sirt, përderisa Qeveria libiane, e cila mbështetet nga KB-ja, këtë e kërkoi nga ata, transmetuan mediat britanike.

Nga gushti deri tani, SHBA-ja ka kryer mbi 350 sulme ajrore ndaj SHI-së në Sirt në kërkesë të Qeverisë libiane. Sulme, megjithatë, më nuk janë kryer që nga fundi i tetorit.

SHI-ja ka ndërmarrë kontroll të plotë ndaj Sirt në fillim të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button