Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksimi – mbyllja e organeve të frymëmarrjes

Rezultatet e para, preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit flasin për mundësinë që ai të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes, transmeton REL.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, tha pas përfundimit të autopsisë se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar si pasojë e pengesës, mbylljes së organeve të frymëmarrjes.

“Vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes”, ka thënë Sylë Hoxha, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare.

Sipas tij Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri në këto momente nuk ka të dyshuar.

“Hetimet janë duke u zhvilluar prej momentit kur e kemi marrë informacionin për këtë akt. Nuk kemi të dyshuar e të arrestuar, por hetimet janë duke u zhvilluar”, ka deklaruar ai.

Hoxha e ka përgënjeshtruar një versioni që ishte dhënë në ditën e vdekjes së Deharit, sipas të cilit ai kishte përdorur barna.

“Nuk kemi informacione se ka konsumuar barna, nuk dimë nga ka dalë ky informacion. Në vend të ngjarjes nuk ka pasur barna”,ka thënë Hoxha.

I gjithë procesi i Autopsisë është zhvilluar nga një ekip i përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor të angazhuar nga familja e të ndjerit.

Avokati i kësaj familje, Tomë Gashi, tha se është mirë që të priten rezultatet finale.

“Janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme dhe presim rezultatet preliminare të Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Aktivistii Lëvizjes vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai gjendej në këtë qendër si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ndodhi në korrik të këtij viti.

Pas konfirmimit të vdekjes, familja e Dehari ka ngritur dyshime rreth vdekjes së Astritit, dhe ka kërkuar ekspertizë gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button