Ja cili është sllogani i BDI-së  për zgjedhjet e 11 dhjetorit

“Bashkë vendosim!”, është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kështu ka vendosur Shtabi Zgjedhor, duke marrë për bazë pesë pikat (përbetimet) e platformës zgjedhore, me të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim do të del para qytetarëve, ashtu siç thonë nga partia “për të verifikuar edhe një herë rrugën e vendosur drejt avancimit të çështjes shqiptare dhe konsolidimin e demokracisë në Maqedoni”.

“BDI beson se së bashku shqiptarët mund të jenë vendimtarë drejt arritjes së synimeve të tyre dhe të qytetarëve në përgjithësi, pa dallim etnie e religjioni ose përcaktimi politik. BDI përmes sloganit “Bashkë vendosim!” komunikon se do të jetë përfaqësuesja e fortë dhe serioze e shqiptarëve, për të cilët, pas shumë arritjesh, ka ardhur koha që të jenë plotësisht të barabartë në përparimin ekonomik të vendit”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në kuadër të fillimit zyrtar të fushatës, Shtabi Zgjedhor njofton aktivistët dhe simpatizantët e vet se më 13 nëntor do të shpallet programi zgjedhor, ndërkaq më 20 nëntor do të mbahet Konventa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button